Kontabiliteti që punon vetë
Roboti ynë hyn në Self-Care dhe e-Filing, mbledh faturat dhe detyrimet, dhe jua sjell gati në një panel. Për një biznes ose për të gjithë klientët e zyrës.
- Kredenciale të enkriptuara
- Provon përsëri kur portali bie
- Pa instalim
Punon me portalet që përdorni çdo ditë
Tre hapa, dhe faturat e muajit janë gati
- 01
Lidhni Self-Care një herë
Vendosni kredencialet e e-Albania. Ruhen të enkriptuara dhe i përdor vetëm roboti.
- 02
Shtypni Mblidh
Roboti hyn në portal, merr shitjet dhe blerjet dhe ju tregon hap pas hapi ku ndodhet.
- 03
Shkarkoni Excel-in
Kur mbaron, butoni Shkarko ndizet. Faturat janë edhe në panel, gati për TVSH-në.
Të gjithë klientët dhe tatimet, në një vend
Biznesi sheh vetëm veten. Zyra kontabël sheh të gjithë klientët në një tabelë dhe mbledh faturat e tyre me një klik.

Çdo gjë që ju duhet për tatimet
Bleni vetëm ato që ju duhen. Çdo shërbim shtohet në menunë tuaj sapo e aktivizoni.
shërbime tatimore
biznes, individ, zyrë
Faturat nga Self-Care
Shitjet dhe blerjet e çdo muaji, të shkarkuara automatikisht nga roboti.
Detyrimet nga e-Filing
Deklaratat e padorëzuara, borxhet dhe interesat, për çdo subjekt.
TVSH dhe krahasimi
Deklarata e llogaritur dhe diferencat me C@ts, para se të dorëzoni.
Kalendari tatimor
Çfarë duhet deklaruar dhe paguar këtë javë, pa harruar asnjë afat.
Kalkulatorë falas
Paga neto dhe bruto, TVSH, tatimi mbi fitimin dhe tatimi në burim.
Mbështetje e vërtetë
Hapni një biletë dhe stafi ju përgjigjet këtu dhe me email.
Pyetje të shpeshta
Si hapet llogaria?+
Plotësoni emrin, email-in dhe numrin e telefonit. Merrni një SMS konfirmimi, stafi ynë ju kontakton dhe jua hap llogarinë me email.
A i shohin të tjerët fjalëkalimet e portaleve?+
Jo. Kredencialet e e-Albania ruhen të enkriptuara dhe i përdor vetëm roboti për të shkarkuar faturat tuaja.
A e zëvendëson kontabilistin?+
Jo. E bën punën e përsëritur automatike, që kontabilisti të merret me ato që kanë vërtet nevojë për të.
Çfarë ndodh kur portali i tatimeve nuk punon?+
Roboti provon përsëri vetë dhe, nëse portali vazhdon me gabim, ju tregon qartë çfarë ndodhi. Nuk shkruan kurrë 0 fatura në vend të një gabimi.
A mund të blej vetëm një shërbim?+
Po. Çdo shërbim blihet veçmas dhe shtohet në menunë tuaj. Paketat i përfshijnë të gjitha.
Asnjë afat i harruar
Kalendari tatimor ju tregon çfarë duhet deklaruar dhe paguar këtë javë, për çdo subjekt.

Paketat
Zgjidhni paketën sipas numrit të subjekteve, ose bleni shërbimet një nga një.
Falas
Për të provuar dhe për individët
Përgjithmonë falas
1 subjekt
- Të gjithë kalkulatorët tatimorë
- Kalendari i afateve
- Deri në 50 fatura në muaj
- Xhiro & shpenzime, TVSH
Biznes
Për bizneset e vogla dhe të mesme
Pa TVSH, paguhet mujore
1 subjekt
- Të 10 shërbimet
- Fatura pa limit
- Konektori i Self-Care
- Listëpagesa deri 20 punonjës
- Shpjegime me AI
- Kujtesa me email para afateve
Zyrë
Për kontabilistë dhe zyra të vogla
Pa TVSH, paguhet mujore
Deri në 15 subjekte
- Gjithçka te Biznes
- Pamje e të gjithë klientëve
- Detyrimet e të gjithë klientëve
- Deri në 3 përdorues
Zyrë Plus
Për zyra kontabël në rritje
Pa TVSH, paguhet mujore
Deri në 50 subjekte
- Gjithçka te Zyrë
- Përdorues pa limit
- Mbështetje me prioritet
- Trajnim për stafin
Lëreni robotin të mbledhë faturat
Na lini email-in dhe numrin e telefonit. Stafi ynë ju kontakton dhe jua hap llogarinë me shërbimet që ju duhen.
- 1Regjistrohuni me email dhe telefon
- 2Merrni SMS konfirmimi
- 3Stafi jua hap llogarinë me email
- 4Lidhni Self-Care dhe shtypni Mblidh