Shërbimet
Çdo shërbim punon për një subjekt ose për të gjithë klientët e zyrës njëherësh. Të gjitha përfshihen në paketat Biznes dhe Zyrë.
Faturat nga Self-Care
Merrni të gjitha faturat e shitjes dhe të blerjes për çdo subjekt dhe periudhë, me artikujt, TVSH-në dhe statusin e fiskalizimit.
- Marrje automatike nga Self-Care me konektor
- Import Excel/CSV me njohje automatike kolonash
- Lexim fature nga foto me AI
- Kontroll i dublikatave
Xhiro & shpenzime
Xhiroja dhe shpenzimet sipas muajve, klientët dhe furnitorët kryesorë, dhe paralajmërime për pragjet e TVSH-së dhe të biznesit të vogël.
- Grafik 12-mujor
- Klientët dhe furnitorët kryesorë
- Paralajmërim për pragun e TVSH-së
Deklarimi i TVSH-së
TVSH e shitjeve, e blerjeve dhe e importeve, kreditimi i mbartur dhe shuma për t'u paguar, gati për t'u hedhur në e-Filing.
- Llogaritje nga faturat dhe doganat
- Kreditimi i mbartur
- Afati dhe statusi i deklarimit
Krahasimi i TVSH-së
Krahasoni për të njëjtin subjekt dhe periudhë shifrat e Self-Care, të C@ts dhe të librave, dhe shihni vetëm diferencat.
- Krahasim në 3 burime
- Filtër vetëm për diferencat
- Diferenca për çdo fushë
Klientët e personit fizik
Për të vetëpunësuarit: sa përqind e shitjeve vjen nga çdo klient gjatë vitit, me paralajmërim para pragjeve të ligjit për tatimin mbi të ardhurat (80% nga një klient, 90% nga më pak se 3).
- Llogaritje nga faturat e Self-Care
- Paralajmërim që në 70%
- Pamje për të gjithë klientët e zyrës
Detyrimet nga e-Filing
Të gjitha detyrimet e subjektit (TVSH, sigurime, TAP, tatim në burim) me afatin, statusin e pagesës dhe të dhënat e urdhërpagesës.
- Detyrime të krijuara vetë nga modulet
- Urdhërpagesë gati për printim
- Shënim i pagesave
Tatimi në burim · Qira
Regjistroni kontratat e qirasë një herë; tatimi në burim 15% llogaritet dhe kujtohet çdo muaj.
- Llogaritje mujore 15%
- Detyrim dhe afat automatik
- Bruto nga neto
Listëpagesa · E-Sig 025
Punonjësit, pagat neto dhe bruto, sigurimet dhe TAP për çdo muaj, me kontrolle para deklarimit dhe eksport për E-Sig 025.
- Llogaritje sipas ditëve të punës
- Kontroll i pagës minimale dhe NID
- Eksport CSV për E-Sig 025
- Neto → bruto
Deklaratat doganore
Deklaratat doganore me vlerën, detyrimet dhe TVSH-në, me kontrolle për TVSH-në, fiskalizimin dhe faturën e lidhur.
- Kontroll i TVSH-së në doganë
- Lidhja me faturën e blerjes
- Filtër sipas regjimit
Deklaratat e padeklaruara
Lista e deklaratave mujore që nuk janë shënuar si të deklaruara, për çdo subjekt dhe muaj.
- Kontroll për 12 muajt e fundit
- TVSH, E-Sig 025 dhe tatim në burim
Pasqyra e të ardhurave (PASH)
Të ardhurat, shpenzimet dhe rezultati i periudhës, me tatimin e vlerësuar dhe shpjegim me AI në gjuhë të thjeshtë.
- Ndërtim automatik nga të gjitha modulet
- Tatimi mbi fitimin sipas pragut
- Shpjegim me AI