Rreth nesh

Kontabiliteti nuk duhet të jetë punë dore

Llogari.al lindi në Tiranë nga një pyetje e thjeshtë: pse kontabilistët dhe bizneset shqiptare kalojnë orë të tëra duke shkarkuar fatura nga Self-Care dhe duke kontrolluar detyrimet në e-Filing, kur këtë mund ta bëjë një robot?

Sot platforma mbledh faturat, llogarit TVSH-në, ndjek afatet dhe i mban të gjithë klientët e një zyre në një panel të vetëm. Biznesi sheh gjendjen e vet në çdo moment, ndërsa kontabilisti merret me punën që kërkon vërtet njohuritë e tij.

Çfarë na udhëheq

Automatizim i vërtetë

Roboti bën punën e përsëritur në portalet tatimore, që njerëzit të merren me vendimet.

Siguri e të dhënave

Kredencialet e portaleve ruhen të enkriptuara dhe përdoren vetëm për llogarinë tuaj.

Sipas ligjit shqiptar

Llogaritjet ndjekin legjislacionin tatimor në fuqi dhe përditësohen kur ndryshon ligji.

Mbështetje nga njerëz

Çdo pyetje merr përgjigje nga stafi ynë, jo nga një sekretari automatike.

Pjesë e Ethereal Web Solution

Llogari.al ndërtohet dhe mirëmbahet nga Ethereal Web Solution, studio shqiptare e zhvillimit të aplikacioneve dhe automatizimeve për biznese, me seli në Tiranë, Shqipëri.