Katalogu
Shërbimet
Çdo shërbim punon për një subjekt ose për të gjithë klientët e zyrës njëherësh. Të gjitha përfshihen në paketat Biznes dhe Zyrë.
Faturat & financat
Faturat nga Self-Care
Merrni të gjitha faturat e shitjes dhe të blerjes për çdo subjekt dhe periudhë, me artikujt, TVSH-në dhe statusin e fiskalizimit.
- Marrje automatike nga Self-Care me konektor
- Import Excel/CSV me njohje automatike kolonash
- Lexim fature nga foto me AI
- Kontroll i dublikatave
1 500 L / subjekt / muaj veçmas, ose i përfshirë në paketa
Faturat & financat
Xhiro & shpenzime
Xhiroja dhe shpenzimet sipas muajve, klientët dhe furnitorët kryesorë, dhe paralajmërime për pragjet e TVSH-së dhe të biznesit të vogël.
- Grafik 12-mujor
- Klientët dhe furnitorët kryesorë
- Paralajmërim për pragun e TVSH-së
800 L / subjekt / muaj veçmas, ose i përfshirë në paketa
Faturat & financat
Detyrimet nga e-Filing
Të gjitha detyrimet e subjektit (TVSH, sigurime, TAP, tatim në burim) me afatin, statusin e pagesës dhe të dhënat e urdhërpagesës.
- Detyrime të krijuara vetë nga modulet
- Urdhërpagesë gati për printim
- Shënim i pagesave
800 L / subjekt / muaj veçmas, ose i përfshirë në paketa
Provojini të gjitha me të dhëna shembull
Pa regjistrim, hapet menjëherë.